Këshilli për verifikimin e fakteve ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski. Kallëzimi është ngritur për arsye se më 13 shtator Vangellovski nuk ka lejuar që Komisioni pranë Këshllit të futet në gjykatë dhe të kryejë hetime.
Këshilli më 13 shtator informoi se Vangellovski nuk ka lejuar që Komisioni pranë Këshillit për verifikimin e fakteve të futet në gjykatë dhe të kryejë hetime në lidhje me lëndët e PSP-së “Shënjestra” dhe “Fortesa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Këshillit për verifikimin e fakteve, Sasho Pocevski, potencoi se edhe pse më 6 shtator ka njoftuar kryetarin e Gjykatës së Lartë se më 13 shtator në orën 11 do ta vizitojnë gjykatën, policia nuk i ka lejuar të futen brenda.
“Kush do të bart përgjegjësi penale, do ta tregojë koha. Nuk mendoj se ka nevojë të komentoj procedurat e një organi i cili ka vdekur”, tha Vangellovski./Telegrafi/