Departamenti për Punë të Brendshme Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka parashtruar kallëzim penal kundër V.T(41) dhe M.S.(49), të dy nga Strumica, punonjës në Burgun e Strumicës.
Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 dhe “mundësimi i arratisjes së personit të privuar nga liria”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Më datë 04.12.2023, V.T, oficer në policinë e burgjeve, ka lëshuar urdhër për policin e burgut M.S. me veturë zyrtare ta çojë personin i cili ishte në vuajtje të dënimit me burg në kryerjen e detyrave private në një objekt afarist në Strumicë”.
“M.S edhe pse e dinte se një urdhër i tillë ishte në kundërshtim me ligjin, ai veproi sipas tij dhe kështu V.T dhe M.S. e kanë lejuar të dënuarin të largohet nga burgu edhe pse ai nuk ka pasur të drejtë të shfrytëzojë një objekt të tillë atë ditë”.
“Pasi i dënuari është dërguar në objektin afarist, ai ka hyrë i vetëm dhe pasi ka dalë nga objekti është arratisur”, thuhet në njoftim.