Telegrafi

Kallëzim penal kundër dy personave nga Kërçova për qarkullim të lëndëve narkotike

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, stacioni policor në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.L (31) nga Srbica e Kërçovës dhe L.F (23) nga Mamudovci.

Në 15 muajt e kaluar, pas kontrolleve të kryera në shtëpinë e A.L në fshatin Srbica, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë prej 92.55 gramëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar, A.L i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe është dërguar në burg në Tetovë.

Ndërsa në kontrollet në shtëpinë e L.F në fshatin Mamudovci, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë prej 8 gramëve, 250 euro, 31.500 denarë si dhe lëndë tjera. L.F i është shqiptuar masa e burgut shtëpiak prej 30 ditëve./Telegrafi/