Site icon Telegrafi

Kallëzim penal kundër Donald Trumpit për trazirat në Kongresin amerikan

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan, Bennie Thompson, ngriti një proces gjyqësor kundër ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump për nxitjen e inkursionit të mbështetësve në Kongresin amerikan.

Gjithashtu, u ngrit një proces gjyqësor për bashkimin me avokatin dhe ekstremistët e ish-presidentit amerikan, Rudy Giuliani për të parandaluar që Senati të konfirmonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Thompson është nga Misisipi dhe kryeson Komitetin e Sigurisë Kombëtare gjersa procesi gjyqësor është pjesë e një vale të pritur të veprimeve ligjore kundër Trumpit gjatë trazirave të 6 janarit, raporton usatoday.

Aplikimi i Thompson gjithashtu emëroi avokatin e Trumpit, Giuliani dhe grupe të krahut të djathtë, përfshirë “Proud Boys” dhe Oath Keepers, anëtarët e të cilëve ishin akuzuar më parë nga Departamenti i Drejtësisë për pjesëmarrje në bastisjen e ndërtesës së Capitol Hill.

Avokatët e Trump mohojnë që ish-presidenti amerikan nxiti trazira.

Padia u paraqit në gjykatën federale në Uashington tre ditë pasi Trumpi u shpall i pafajshëm në Senat në një proces për ta tërhequr atë. /Telegrafi/

Exit mobile version