Site icon Telegrafi

Kallet Lensi nga shqiptarët, fillon ankthi i zviceranëve (Foto)

Mijëra shqiptarë janë mbledhur tashmë në Lens, ku po bëhen gati që së shpejti të shkojnë në stadiumin e qytetit të Lensit për të përcjellë duelin e parë të kombëtares ndaj Zvicrës në ora 15:00.

Telegrafi po qëndron në Lens, ku nga informacionet prej vendit të ngjarjes merret vesh se tashmë mijëra shqiptarë kanë pushtuar sheshet kryesore të qytetit, prej ku pas grumbullimit do të bëhet nisja për në stadium.

Pos këngëve e valleve tradicionale, tifozat kuq e zi nuk po ndalin as këngët tradicionale të tifozerisë dhe patriotike shqiptare.

Zvicra ka të gjitha arsyet për t’u trembur, pasi që sot në stadiumin e Lensit do të duket sikurse ndeshja po luhet në Elbasan Arena, sikurse jemi në shtëpinë tonë, falë tifozëve më të mirë në botë! /Telegrafi/

Exit mobile version