Telegrafi

Kallet Beogradi, përleshje mes tifozëve të Crvena Zvezdës dhe atyre të Partizanit (Video)

Grupet rivale të tifozëve në Serbi, ata të Crvena Zvezdas dhe Partizanit kanë shkaktuar kaos duke u përleshur mes vete.

Gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes së tretë gjysmëfinale të play-offit në basketboll, ku Partizani luajti kundër FMP.

Tifozët e Crvena Zvezdas u kanë dalë në pritë atyre të Partizanit, duke hedhur gjësende në drejtim të tyre.

Sipas informacioneve të fundit të ‘Kurir’, ka persona të plagosur përfshirë fëmijë dhe prindër që kishin ardhur për të parë ndeshjen. /Indeks/Telegrafi/