Site icon Telegrafi

“Kallet” aeroporti, erdhi Milot Rashica! (Video)

Ata që e përcjellin futbollin kosovar sigurisht se kanë dëgjuar për këtë talent 16-vjeçar i cili po mahnit të gjithë. Ai edhe pse në moshë të re aktivizohet në ekipin e parë të Llamkos Kosovës dhe gjithmonë tregon lojëra të bukura. Gjë e cila ka bërë që të hyjë thellë në zemrat e tifozëve vushtrrias, të cilët mbrëmë i kanë bërë një pritje të paparë në aeroportin “Adem Jashari”.

Miloti mbeti i befasuar tej mase me këtë pritje, për të cilën u shpreh kështu në profilin e tij në Facebook: “Faleminderit shumë Forcës për këtë pritje kaq të madhe, më kanë befasuar shumë. Kësi befasie s’kam pasur kurrë edhe s’kam për ta harruar kurrë. Faleminderit shumë”.

Miloti gati që 2 muaj ishte në Gjermani te klubi i Hannoverit duke u shëruar për një lëndim që kishte marrë në ndeshjen që Llamkos Kosova e zhvilloi si mysafire e Trepçës ’89. Shërimin te ky klub besohet se ja kishte mundësuar futbollisti i njohur shqiptar, Altin Lala.

Ai pak muaj më parë ishte shumë afër nënshkrimit me klubin e Belgjikës, KAA Gent, por menaxheri i tij e refuzoi ofertën e tyre për shkak se ‘sipas tij’ Rashica meritonte kontratë më të mirë. Ai tashmë është kthyer në Kosovë dhe pritet t’i rifillojë stërvitjet me Llamkos Kosovën së shpejti.

Për ta parë se sa shumë e duan këtë super-talent vushtrriasit, ndiqeni videon në vazhdim dhe na tregoni në hapësirën për komente se a keni parë ndonjëherë pritje të tillë për ndonjë lojtarë që luan në Kosovë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version