Site icon Telegrafi

Kallashnikovin e poston në facebook, Policia ia bastis shtëpinë

​Njësiti policor me urdhëresë nga gjykata ka bërë bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Prizren, pasi i njëjti kishte postuar në rrjetin social Facebook disa foto ku ekspozonte një armë.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike AK-47. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version