Site icon Telegrafi

Kallashnikovi në kulm të shtëpisë (Video)

Në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” është transmetuar një aksion policor i 8 prillit 2015, në të cilin Policia e Kosovës kishte konfiskuar një kallashnikov dhe 66 fishekë.

Në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” është transmetuar një aksion policor i 8 prillit 2015 në të cilin Policia e Kosovës kishte konfiskuar një kallashnikov dhe 66 fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pantinë të komunës së Vushtrrisë.

Rreth orës 13:30 në bazë të informacioneve të marra, Policia ka arritur të bastis një shtëpi në Vushtrri, në të cilën dyshohej se kishte armë ileagle.

Sipas Policisë, i dyshuari përveç mbajtjes ilegale të armëve dyshohej se posedon edhe lëndë narkotike.

Pasi që pronari nuk gjendej aty, me urdhër të gjykatës Policia ka arritur ta hapë me forcë derën e shtëpisë pa shkaktuar dëme materiale.

Vëllai i pronarit të shtëpisë ku është gjetur kallashnikovi tha se nuk është në dijeni për këtë.

“Kallashin tash po shoh, nuk po e dijsha që kanë kallash këta, këta janë të rahatshëm shumë, nuk e di”, ka thënë vëllai i të dyshuarit.

Exit mobile version