Telegrafi

Me “kallashnikov” për të vjedhur birrë: Ballafaqimi i shitëses fatkeqe, me burrin e “armatosur” (Video)

Një shitëse e paemëruar që punon në një dyqan në Mariinsk të Rusisë, është kërcënuar nga një hajn me armë mashtruese që ngjante me kallashnikovin.

Burri me kokë të rruar i ka kërkuar asaj tri litra birrë dhe më pas e ka treguar armën me tytë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Derisa shishja ishte duke u mbushur, ai është bërë i dhunshëm dhe ka hyrë brenda banakut.

Në momentin që shitësja i ka kërkuar t’ja hiqte armën, ai e ka qëlluar fizikisht, e ajo i është kundërpërgjigjur.

Në videon e postuar më poshtë, shihet përleshja që bëjnë ata, derisa burri largohet me birrën që kushton më pak se tri euro.

Policia ka thënë se ky është vetëm imitim i armës AK-47, që hedh plumba të vegjël metalik, por shitësja nuk ka mundur të dallojë nga origjinali. /Telegrafi/