Telegrafi

“Kallashi” zbulon se a ishte Hashim Thaçi në lokalin “Kobra City”

Valltarja Donjeta Kosumi – Kallashi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arian Çanit ka folur sonte për djegien e Kobra City.

Ajo i demantoi lajmet se gjoja ajo ka akuzuar Hashim Thaçin për djegien e lokalit.

‘Nuk është e vërtetë, jo nuk kam thënë asgjë unë’ – deklaroi Kallashi.

Ajo tha se “Presidenti aktual nuk ka qenë asnjëherë në Kobra City”, pasi Arian Çani e pyeti se a ka vizituar ai ndonjëherë lokalin e famshëm.