Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka dorëzuar sot dorëheqjen, raporton ERR.
Kallas është emëruar për të shërbyer si përfaqësuesi i ardhshëm i lartë i BE-së për punët e jashtme, duke pasuar Josep Borrell, përcjell Telegrafi.
Ajo do të mbetet zyrtarisht kryeministre derisa të betohet qeveria e re.
I have accepted PM @KajaKallas’ resignation due to her nomination as a candidate for EU's chief diplomat. I thanked her for her work and wish her the best of luck!
I will begin talks with representatives of all political parties in the Riigikogu to form a new government. pic.twitter.com/g2TWG10FYL— Alar Karis (@AlarKaris) July 15, 2024
Alar Karis, presidenti i Estonisë, tha se ai pranoi dorëheqjen e saj.
“E falënderova për punën e saj dhe i uroj shumë fat! Do të filloj bisedimet me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Riigikogu për të formuar një qeveri të re”, tha ai. /Telegrafi/