Për 6 persona:
– 6 kallamarë
– 4 kokrra qepë mesatare
– l/4 gotë vaj
– l filxhan çaji oriz
– 5 domate ose
– 2 lugë kafeje salcë
– l lugë majdanoz
– kripë e piper
Përgatitja:
Te kallamarët nxirret vetëm një kërc shumë i hollë që e kanë në sy. Pastaj lahen mirë, u shkëputen këmbët duke hapur në këtë mënyrë qeskat të cilat do të mbushen më vonë dhe vihen për një kohë në një pjatë.
Skuqet qepa me gjysmën e sasisë së vajit deri sa të marrë ngjyrën e kuqërremtë duke e trazuar vazhdimisht. Pastaj hidhet orizi me qepën.
Shtohen këmbët e kallamarëve të prera në copa të vogla, pastaj domatet e qëruara e të prera, majdanozi i grirë hollë, kripa e piperi dhe pak ujë.
Kur orizi të thithë gjithë lëngun (të mos ziejë plotësisht), hiqet ena nga zjarri dhe mbasi të ftohet, mbushen me radhë qeskat e kallamarëve dhe vendosen në një tavë.
U hidhet përsipër vaji që mbeti, ujë i nxehtë sa të mbulohen pak dhe futet në furrë mesatare 20-25 minuta që të piqen.
Kallamarët gatuhen të fërguar, jahni me pilaf etj. /Telegrafi/