Materialet për 4 person:
* 1/2 kg kallamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje.
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3 -4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufe majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe ruajeni në frigorifer.
Lyeni me miell rrathët e prera të kalamanit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet. Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bie temperatura dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.
Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.
Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.