Telegrafi

Kallajxhiev: Ngjarjet në Kuvend të hetohen tërësisht (Video)

Profesori Gordan Kallajxhiev ka folur për emisionin 360 gradë në TV Alsat M, ka folur për veprat penale nga protestuesit e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka theksuar se ekzistojnë më shumë se 20 vepra penale ndaj të cilëve mund të ndiqen organizatorët dhe kryerësit. Kallajxhiev bëri thirrje që tërësisht rasti të hetohet.

‘Nëse bëhet fjalë për sulm të organizuar ndaj Kuvendit, kualifikimi i veprës do të ishte ndryshe. Kjo pjesë e dhunës, tentim për lëndime trupore, turmë…ato janë pjesë që ndodhin edhe në rrugë, ndeshje futbollistike’, tha ndër të tjera Kallajxhiev. /Telegrafi/