Site icon Telegrafi

Kallajxhiev: Nëse dëshironi rezultate në gjyqësor, mjafton pushteti të heq dorë nga ndikimet

Nëse dëshiron rezultat në gjyqësor, mjafton pushteti të heqë dorë nga ndikimet. Kështu deklaron profesori universitar Gordan Kallajxhiev, në lidhje me ashpërsimin e retorikës së kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me punën e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve.

“Atë që mundet OBRM-PDUKM ose cilado parti tjetër në pushtet ta bëjë dhe të ketë më së shumti rezultate është nëse vërtetë dhe në mënyrë thelbësore heqë dorë nga ndikimet në gjyqësor. Nuk duhet ta ndryshojë as modelin e as ata të cilët janë vendosur atje, do t’i lejojë të marrin frymë dhe të punojnë”, tha Gordan Kallajxhiev, profesor universitar.

Profesori Kallajxhiev është decid se pavarësisht kritikave, për gjendjen në gjyqësor, shpërndarja e menjëhershme nuk duhet të bëhet pa bërë analizë të mirëfilltë dhe pa e përfshirë në proces edhe përfaqësuesit e gjyqësorit.

“Një pjesë e këtyre zgjidhjeve, ishin të kuptueshme në kushte të fushatës politike. Megjtihatë, nuk shoh arsye që të nxitohet, duhet të mendohet, të bëhet një studim i mirë komparativ i zgjidhjeve të ofruara. Me një analizë të përparësive dhe mangësive prej asaj që duam ta bëjmë dhe që me të vërtetë duam ta bëjmë. Gjatë kësaj, patjetër duhet që të përfshihet edhe gjyqësori. Pra, askush as s’i pyet e as ata tregojnë se çfarë mendojnë se duhet. Nuk është mirë, politika të imponojë zgjidhje të këtillë, në një pushtet tjetër, pra në gjyqësor pa e pyetur dhe pa e përfshirë pushtetin gjyqësor, komunitetin akademik, organizatat joqeveritare, shoqërinë më të gjerë”, shtoi Gordan Kallajxhiev, profesor universitar.

Në vazhdën e përplasjes mes qeverisë dhe ekspertëve dhe qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar për çështjen e shpërndarjes së organeve të pavarura gjyqësore, Mickoski një ditë më parë “qortoi” anëtarët e këshillave. I pari i ekzekutivit tha se duhet t’u vijë turp të qëndrojnë në kolltukë dhe të marrin paratë e qytetarëve dhe nga ana tjetër gëzojnë vetëm 2 për qind besim nga qytetarët.

Exit mobile version