Telegrafi

Kalinic dëshiron të mbetet te Milani

during the Serie A match between AC Milan and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on December 10, 2017 in Milan, Italy.

Sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, i ka refuzuar ofertat e ardhura këtë verë, pasi është i vendosur të qëndrojë të Milani dhe ta tregojë vetën. 

Kroati është bashkuar nga Fiorentina si huazim me detyrim blerje, por shënoi vetëm gjashtë gola me skuadrën e re.

Është pritur që Kalinic të lëvizë këtë verë, por calciomercato.com raporton se ai u ka thënë Rossonerëve se nuk dëshiron të largohet.

Kalinic (Getty)

30-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk i ka përmbushur pritjet, por është i vendosur të tregojë cilësitë e tij në San Siro.

Sipas faqes së internetit ai ka hedhur poshtë ofertat nga Bayer Leverkusen, Lokomotiv Moscoë dhe Eintracht Frankfurt.

Kalinic me Mustafin (Getty)

Prandaj, ka më shumë gjasa që André Silva të shitet këtë verë dhe kroati të qëndrojë.

Ai është ftuar nga Kroacia për në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/