Telegrafi

Kalinic arrin në Romë për testet mjekësore

Nikola Kalinic ka mbërritur në Romë për ta kompletuar transferimin te Roma.

Sulmuesi kroat do t’i bashkohet Giallorosëve si huazim një vjeçar nga Atletico Madrid.

Roma dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit, por që Giallorosët kanë mundësinë e blerjes për 15 milionë euro.

31-vjeçari në mëngjesin e ditës së hënë do t’i kryej testet mjekësore para se të zyrtarizohet nga Roma.

Për kroatin do të jetë një rikthim në Serie A, ku më parë ka veshur fanellën e Fiorentinës dhe Milanit. /Telegrafi/