Telegrafi

Kalina Stardellova është kryetarja e re e Odës së Mjekëve në Maqedoni

Mjekja Kalina Grivçeva Stardellova është kryetarja e re e Odës së Mjekëve në Maqedoni. Si zëvendës i saj është zgjedhur mjeku Ylber Besimi nga Tetova. Me 40 “për” nga gjithsej 66, Stardellova do të jetë në krye të Odës për katër vitet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kundërkandidatja e saj Lençe Nellovska e cila ishte zv.kryetare në dy mandatet e kaluara mori 24 vota, ndërsa 2 vota ishin të pavlefshme.

Pas shumë peripecive, presioneve dhe kërcënimeve, përfundimisht Oda e Mjekëve u bë me udhëheqësi të re, e cila paralajmëron revizion të punës së deritanishme të Odës./Telegrafi/