Një anëtar i ekuipazhit të një balone me ajër të nxehtë ka rënë për vdekje nga 92 metra lartësi në Izrael. Gjithçka ndodhi kur u mundua të shpëtojë, pasi qëndroi i varur në pjesën e jashtme të “shportës” dhe në momentin që humbi forcën ra për vdekje.
Policia izraelite ka bërë të ditur se i riu rreth të 20-ve, humbi jetën pasi ra në rrugë në veri të këtij vendi. Ende nuk dihet se pse anëtari i ekuipazhit të balonës, ishte lënë duke qëndruar i varur në shportë pasi ishte ngritur në ajër, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat lokale, sipas hetimeve fillestare është zbuluar se balona e me ajër të nxehtë ishte ngritur në ajër, pa qenë në dijeni personat që ishin brenda shportës se dikush ka mbetur i varur jashtë saj.
E ishte një kalimtar rasti që e filmoi videon – duke alarmuar policinë. Megjithatë, me të arritur në vendin e ngjarjes ata gjetën pa shenje jete të riun që kishte rënë në asfalt nga mbi 90 metra lartësi.
Gjithashtu raportohet se në balonë ishin 14 pasagjerë në bord që zbritën në tokë pa ndonjë incident. /Telegrafi/