Site icon Telegrafi

Kalimtari i rastit filmon momentin kur shembet diga, rrugët shndërrohen në “lumenj” në SHBA

Pas dy ditëve të reshjeve të pandërprera të shiut, dy diga që nuk ishin edhe aq në gjendje të mirë, kanë shpërthyer duke shkaktuar kështu përmbytje në SHBA të ngjashme me skenat e filmave fantastik të Hollywood-it.

Rajonet që më së shumti e kanë pësuar janë Midland, ku menjëherë autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e banorëve nëpër zonat e rrezikuara.

Shirat e rrëmbyeshëm sipas ekspertëve janë rezultat i ngrohjes globale. Është një rast i veçantë në pjesën qendrore të perëndimit. Atje ndodhin të reshurat më ekstreme të shiut, duke shkaktuar kështu përmbytje të mëdha ku ndër më të njohurat janë ato në vitit 1958 dhe 2012.

Në videon amatore të publikuar në internet nga MLive që është filmuar nga një kalimtar rasti, diga Edenvile dobësohet dhe në një moment shembet duke bërë që dheu të rrëshqet dhe sasia e madhe e ujit të derdhet nëpër rrugë – duke i shndërruar në “lumenj”.

Diga Edenvile është ndërtuar pothuajse një shekull më parë, dhe shpërthimi i saj është treguesi më i mirë se nuk ishte në gjendje të mirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version