Një video amatore shfaq momentin kur fabrika e letrës në Maine të SHBA-ve, shkatërrohet plotësisht nga një shpërthim i fuqishëm.
Shpërthimi ka ndodhur në fabrikën Androscoggin, duke bërë që e gjithë zona përreth të dridhet dhe të mbushet me tym të zi dhe copëzat e betonit të fluturojnë, transmeton Telegrafi.
Videoja është filmuar nga një dëshmitar okular që ishte brenda kamionit të tij, ku edhe shihet se si shpërthimi i fuqishëm bën që fabrika të shkatërrohet plotësisht dhe copëzat e betonit dhe hekurit të hidhen në erë.
Mrekullisht nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq Roxie Lassetter, zëdhënëse e fabrikës së letrës, ka bërë të ditur se janë në fazën preliminare të raportit të policisë i cili do të përcaktoj shkakun që qoi në shpërthimin e fuqishëm. /Telegrafi/