Ky është momenti kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga puseta në Afrikën e Jugut, pasi një kalimtar rasti e dëgjoi vogëlushen duke qarë.
Videoja shfaq ekipet e shpëtimit duke e nxjerrë foshnjën, pasi hapën gropën e madhe për të mos rrezikuar jetën e saj gjatë nxjerrjes nga puseta në pjesën veriore të Durhamit, transmeton Telegrafi.
Ekipet e shpëtimit i kanë kaluar tri orë për ta nxjerrë foshnjën që kishte ngecur në shtatë metra thellësi. Ishte një banor i kësaj zone që ishte zgjuar në mëngjes për të ecur, dhe dëgjoi foshnjën duke qarë.
Ai fillimisht mendoi se bëhet fjalë për një mace, por kur iu afrua pusetës e kuptoi se bëhet fjalë për një foshnje. Megjithatë pasi kontaktoi policinë në vendin e ngjarjes u shfaqen edhe ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe autoambulanca, që pas një pune ekipore nxorën foshnjën.
Afrika e Jugut vazhdimisht përballet me numrin e madh të foshnjave të braktisura, ku brenda një viti regjistrohen 3,500 raste ku autoritetet përkatëse mundohen t’i gjejnë prindërit e tyre. /Telegrafi/