Në një rrugë shumë të frekuentuar në Londër, një burrë është penguar dhe e ka rrëzuar kutinë, duke e zbrazur një sasi të konsiderueshme të patateve.
Ai është ngritur shpejtë nga asfalti dhe ka nisë t’i mbledhë, ndërsa është ndihmuar nga të pranishmit, transmeton Telegrafi.
Pasi i ka kthyer sërish në kuti, ai është larguar sikur asgjë të mos ndodhte.
Kjo në fakt nuk është ndonjë ngjarje e rëndësishme, sikur mos të ishin shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, që do ta shpërndanin dhe të jepnin komente të ndryshme.
“Ai është ngutur dhe i ka rrëzuar me qëllim që të pengojë trafikun”, “kutia i ra pa dashje, madje e shtyu një grua” janë dy nga komentet më të ndryshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/RB4PLboY_Qw