Një burrë i moshuar u shpëtua pas rënies në një gropë, që iu hap papritmas në një rrugë në Heilogjiang të Kinës.
Pamjet shqetësuese, e tregojnë momentin dramatik të hapjes së gropës, që e futi brenda 80-vjeçarin, transmeton Telegrafi.
Këmbët e pensionisti mbetën të ngulitura në baltë dhe, duke ia pamundësuar lëvizjen, derisa e shpëtuan familjarët dhe të pranishmit.
Mësohet se ai ishte duke shkuar në shtëpinë që e ka afër, kur u shemb hapësira dhe ai ra thellë afro një metër e gjysmë. Pasi i ndihmuan të dilte, e dërguan në spital, prej nga u lëshua pa ndonjë lëndim serioz.
Policia e ka rrethuar zonën, ndërsa po bën hetime se çfarë e shkaktoi shembjen e asfaltit. /Telegrafi/