Site icon Telegrafi

Kalimtari me fat eci poshtë një kafeneje, pak sekonda para se të rrëzohej streha mbi të (Video)

Streha e një kafeneje në Londër, është shembur nga erërat e fuqishme, vetëm pak sekonda para se aty të kalonte një njeri.

Ishte vetëm çështje sekondash, që ky kalimtar me fat të lëndohej nga tullat dhe copëzat tjera të forta, që ranë nga lartësia, transmeton Telegrafi.

“Le ta blenë një tiketë lotarie, e paska tërë fatin e mundshëm” ishte përshkrimi i ngjarje që është shpërndarë në internet.

Raportohet se streha e objektit ishte mjaft e vjetër, ndërsa pas incidentit që nuk la ndonjë të lënduar, u desh të pastrohej hapësira për rreth dy orë. /Telegrafi/

https://youtu.be/NTjbZr8SI5Y

Exit mobile version