Pa asnjë mjet ndihmës dhe duarthatë, kalimtarët e një rruge në Kinë, shpëtuan shoferin që ishte ngujuar në makinë, si pasojë e gurëve që u zbrazën nga një rimorkio.
Kamioni që nuk u përshtat me kushtet e rrugës, është rrotulluar duke zënë kthesën, duke shmangur rënien mbi veturë, transmeton Telegrafi.
Por, masa që ndodhej në rimorkio u shpërnda gjithandej dhe bllokoi për një kohë trafikun.
Videoja e postuar më poshtë, shfaqë të pranishmit që ndihmojnë viktimën, i cili u dërgua në spital me lëndime të lehta. Pos dëmeve materiale, nuk ka asnjë person tjetër të lënduar. /Telegrafi/
https://youtu.be/3M-Hd9NqVt0