Telegrafi

Kalimtarët nxjerrin vajzën që ra ndërmjet platformës dhe trenit (Video)

Në një stacion trenash në Chinqai të Kinës, vajza trevjeçare që ishte së bashku me të ëmën, është rrëzuar nga platforma dhe ka rënë në binarët e trenit.

Pranë saj kanë shkuar kalimtarët e rastit, të cilët janë përpjekur ta nxjerrin përjashta, ndërsa punonjësit e hekurudhës, kanë vrapuar ta lajmërojnë makinistin që të mos niset, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, vajza është nxjerrë me shpejtësi, pak momente para se treni të nisej për në destinacionin e paraparë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si përqafohet ajo nga nëna, pasi doli e pa lënduar nga veni ku ndodhej.

Sikur të mos shihej dhe të veprohej me vonesë, ngjarja mund të kishte përfundim shumë të keq. /Telegrafi/