Në Mançester të Anglisë, tre kalimtarë rasti e kanë ndaluar një grabitës, që ia mori një nëne fëmijën dhe tentoi të ikte.
Ata i shkuan pas dhe arritën ta rrëzonin grabitësin për toke, ndërsa pesëvjeçaren e larguan prej tij, transmeton Telegrafi.
Derisa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit për ta arrestuar, ata e kanë mbajtur grabitësin me forcë për t’i pamundësuar ikjen.
Gruaja e tronditur ka thënë se nuk e njeh njeriun, që u përpoq t’ia vidhte të bijën duke shfrytëzuar errësirën e mesditës së vonë. /Telegrafi/