Telegrafi

Kalimtarët ndalojnë pronarin që po e shqelmonte dhunshëm qenin e tij (Video)

Pronari i panjohur që e shqelmonte dhunshëm qenin e tij, është ndaluar nga kalimtarët në Liverpul të Anglisë.

Ata e kanë kritikuar për këto veprime, ndërsa rastin e kanë lajmëruar te forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

“Jemi njoftuar për abuzim ndaj kafshës shtëpiake, rasti është hetuar dhe kemi bërë identifikimin e kryerësit”, thuhet në raport.

Mësohet se ai pritet të dalë së shpejti para drejtësisë, ndërsa qeni ndodhet nën kujdes e duhur. /Telegrafi/