Pronari i panjohur që e shqelmonte dhunshëm qenin e tij, është ndaluar nga kalimtarët në Liverpul të Anglisë.
Ata e kanë kritikuar për këto veprime, ndërsa rastin e kanë lajmëruar te forcat e rendit, transmeton Telegrafi.
“Jemi njoftuar për abuzim ndaj kafshës shtëpiake, rasti është hetuar dhe kemi bërë identifikimin e kryerësit”, thuhet në raport.
Mësohet se ai pritet të dalë së shpejti para drejtësisë, ndërsa qeni ndodhet nën kujdes e duhur. /Telegrafi/
https://youtu.be/DU7QtbYBPAU