Në Nottingham të Anglisë, tre burra janë veshur si gra të moshuara dhe kanë nisur të vallëzojnë.
Të pranishmit kanë qeshur dhe i kanë xhiruar, duke menduar se janë gjyshe që nisën papritmas të tregojnë shkathësitë e tyre në vallëzim, transmeton Telegrafi.
Madje, ato bënin edhe lëvizje të vështira, teksa ndiqnin ritmin e këngës Gangnam Style.
“Sikur për çdo mëngjes të kemi nga një paraqitje të tillë dhe të na shkojë dita si duhet”, është një koment lidhur me vallëzimin e “gjysheve”.
Nuk dihet pse e kanë zgjedhur këtë formë të shfaqjes, apo nëse ishin pjesë e ndonjë projekti artistik. /Telegrafi/
https://youtu.be/aVlLrrg10K8