Nikita Deft ka treguar shkathtësitë e tij, teksa qëndronte në cepin e qiellgërvishtësit me 40 kate, që ndodhet në qendër të Moskës së Rusisë.
Pos kërcimeve nëpër shtylla, 21-vjeçari kaloi edhe me trotinet nëpër një rrethin e fundit të ndërtesës, teksa veturat poshtë dukeshin shumë të vogla, transmeton Telegrafi.
“Kam elemente akrobatike, parkuri dhe arti ekstrem – këto më ndihmojnë të jem origjinal”, ka thënë Deft.
Megjithëse realizimet e tij po pëlqehen shumë, ai është në ndjekje nga policia dhe mbi të rëndojnë disa akuza, pasi këto ekzibicione janë të ndaluar me ligj. /Telegrafi/
https://youtu.be/47fVVOVIRiA