Graham Potter ka trajtuar ‘shkëlqimin’ e tij dhe ka zbuluar se një prerje e kushtueshme e flokëve nga berberi që iu referua nga disa prej lojtarëve të tij i kushtoi bukur shtrenjtë.
Kontrasti në paraqitjen e trajnerit anglez midis ditëve të tij të hershme në këtë profesion dhe tani që ai është në rolin e profilit të lartë tek Chelsea nuk ka kaluar pa u vënë re, duke e parë atë të krahasuar me personazhe të guximshëm si James Bond dhe “Mik Tray Man” (personazhit të çokollatës më të shitur në disa vende të botës”.
Dhe Potter që ishte modest në deklaratën e tij zbuloi: “Milk Tray Man? A është ai që u ngjit nëpër dritare?”. “Dikush më tha një ditë tjetër se kam pasur një ‘shkëlqim’”.
“Nuk e kam idenë se çfarë është (një transformim pozitiv personal). Unë po rritem në fytyrën time si një verë e mirë”.
“Kam bërë një prerje flokësh nga dikush që pret flokët e djemve (lojtarëve të Chelseat). Kështu që ndoshta kjo ka bërë një ndryshim, nuk e di. Kushtoi shumë më tepër sesa mendoja se do të kushtonte!”.
Në të vërtetë, Potterit i është dashur të mësohet ta shohë fytyrën e tij në ekran pak më shumë që kur Chelsea e transferoi nga Brighton muajin e kaluar.
“Jo, jo aq shumë (nuk ka ndryshuar popullariteti në pesë javët e fundit)”, deklaroi ai me modesti. “Është më e ngarkuar (koha e lirë) për shkak të ndeshjeve të shpeshta dhe e kam kuptuar që nuk mund të dal aq shumë, jam pak më i profilit të lartë dhe fytyra ime për fat të keq është shumë shpesh në televizion”.
“Sa mirë (që nuk mund të dal shumë), gjithsesi jam i zënë. Nuk kam më jetë publike, përqendrohem vetëm në ndeshjet dhe përpiqem të përgatitem për to”.
“Nuk më pëlqen ta shoh veten në televizion, më djersiten pëllëmbët dhe preferoj të shkoj te dentisti për të qenë i sinqertë. Është ajo që është. Por, asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar në mua, unë jam vetëm i zënë me këtë punë dhe po bëj çmos për të ndihmuar ekipin”, ka shtuar më tej Potter. /Telegrafi/