Site icon Telegrafi

Kalimi i rrezikshëm në shtegun e ngushtë, nëpër shkëmbin e lartë afro 100 metra (Foto)

Shtegun e ngushtë që ndodhet siper një shkëmbi të lartë afro 100 metra në Derbyshire të Anglisë, tre persona që besohet se janë familjarë, u panë duke e kaluar me shumë vështirësi.

Derisa kishin vetëm një shufër metalike, që i ndante nga rrënia prej hapësirës së rrezikshme, një burrë dhe dy adoleshente hidhnin hapat me shumë kujdes, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë marrë nga një fotograf, që po e lëvizte droning në atë hapësirë, që të merrte imazhe të ambientit. Me këtë rast, pa edhe ata teksa lëviznin në atë pjesë të lartë 91 metra, që njihet si shtegu më i lartë për ecje në atë shtet.

Megjithëse është e siguruar me një shufër metalike, nuk rekomandohet të merren fëmijët apo kafshët, ndërsa kërkohet kujdes i shtuar, nëse dikush vendos t’i merr me vete. /Telegrafi/

Exit mobile version