Telegrafi

Kalimi i mrekullueshëm i Zaniolos nga njëra zonë në tjetrën, por fatkeqësisht në fund u lëndua

Nicolo Zaniolo ka qenë i pafat në ndeshjen ndaj Juventusit.

Roma është duke humbur 2-0 ndaj Zonjës së Vjetër, por që ka marrë një lajm të hidhur.

Zaniolo mori topin nga mbrojtja e skuadrës së tij dhe arriti të kalonte disa lojtarë të Juventusit, por që në fund i ndodhi fatkeqësia.

Sulmuesi italian u ndaluar nga Matthijs de Ligt në mbrojtjen e kampionit të Serie A-së, e që u detyrua ta lëshonte fushë në minutën e 36-të.

Zaniolo me lot në sy u largua nga fusha me anë të ndihmës së shpejtë dhe duket se do të mungojë gjatë te Roma.

Golat deri më tani në këtë takim i shënuan Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/