Telegrafi

Kalimi kufitar Evzoni vazhdon të mbetet i bllokuar

Për shkak të gravës së bujqve grek, kalimi kufitar Evzoni është akoma i mbyllur për komunikacion. Kalimet Mexhitlija (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korosi të lagura, ndërsa mjegull me 20-30 metra shikueshmëri ka në rrugën fshati Lisec – Kodra e Diellit.

LAMM gjithashtu bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të shenjave të komunikacionit./Telegrafi/