Site icon Telegrafi

Kalimi i Felix te Chelsea mbyllet brenda 24-48 orësh

Joao Felix është pajtuar që t’i bashkohet Chelseat nga Atletico Madridi.

Tani është çështje vetëm e kompletimit të dokumenteve nga të trija palët dhe më pas të ndodhë prezantimi zyrtar.

Sipas asaj që raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, transferimi do të realizohet brenda 24-48 orëve të ardhshme.

“Chelsea tani pritet të mbyllë marrëveshjen me Joao Felix në 24/48 orë – pasi detajet përfundimtare të marrëveshjes me Atletico Madrid janë duke u finalizuar”.

“Të gjitha palët janë gati të përgatisin dokumentet dhe ta nënshkruajnë atë. Paketa e plotë rreth 11 milionë euro, paga e mbuluar nga Chelsea”, ka shkruar Romano.

Chelsea ka mposhtur Arsenalin dhe Manchester Unitedin në garë për të huazuar Felixin deri në fund të këtij edicioni, por që thuhet se do ta ketë edhe opsionin e blerjes. /Telegrafi/

Exit mobile version