Telegrafi

Kalimi i Depayt te Barcelona i lidhur me të ardhmen e Koeman

Memphis Depay është shumë afër që t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë nga Lyoni.

Kontrata e lojtarit skadon në muajin qershor dhe ai e ka shprehur publikisht se dëshiron të kalojë në radhët e katalunasve.

Lexo po ashtu Konfirmohen bisedimet mes Barcelonës dhe Flick – Koeman afër shkarkimit

Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Depay do t’i bashkohet Barcelonës vetëm në rast se Ronald Koeman qëndron në Camp Nou.

Mediat në gadishullin Iberik raportojnë se strategu holandez mund të shkarkohet me të përfunduar ky edicion.

Lexo po ashtu Shanset janë të mëdha që Komean të shkarkohet nga Barcelona – katalunasit kanë kontaktuar trajnerin e njohur

Hansi Flick është trajneri që flitet të zëvendësojë Koemanin, mirëpo marrëveshja është më afër me kombëtaren e Gjermanisë.

Kështu, në rast se Koeman shkarkohet, atëherë Depay do të shikojë mundësin e kalimit te ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/