Kalimi i Toby Alderweireld te Roma thuhet se është afër të dështojë, pasi Tottenham Hotspur nuk pranon ta ulin çmimin e lojtarit prej 30 milionë eurosh.
Mbrojtësi belg është duke e kërkuar largimin nga skuadra angleze, mirëpo Giallorossët nuk duan të paguajnë më shumë se 20 milionë euro.
Sipas SunSport, klubi italian është pajtuar me mbrojtësin 30-vjeçar rreth kushteve personale, mirëpo marrëveshja me Tottenhamin ka ngecur.
Edhe pse Alderweireld po kërkohet nga Arsenali dhe Juventusi, romakët janë e vetmja skuadër që ka bërë ofertën e parë.
Calciomercato raporton se Roma i ka ofruar mbrojtësit belg një pagë prej katër milionë eurosh në sezon, vetëm që të kalojë në Olimpico.
Por, Giallorossët duhet fillimisht që të arrijnë marrëveshje me skuadrën angleze, në mënyrë që të përfundohet transferimi, derisa marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/