Viktima është minatori Xhevdet Batushi, 46-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në minierën e Kalimashit, ku i ndjeri po përpiqej të nxirrte krom.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se minatori 46-vjeçar ishte duke nxjerrë krom, ndërkohë që shkëputja e një masivi kromi i ka rënë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ka nisur hetimet, ndërkohë minatorët janë tronditur sërish nga fatkeqësia e radhës që po u merr jetën shokëve të tyre në shpresën për një jetë më të mirë. /BW/