Kamionët mobil të votimit po u mundësojnë kalifornianëve që të votojnë personalisht pasi u prekën nga zjarret e mëdha që kanë goditur shtetin në muajt e fundit.
Në qarkun Santa Cruz, më shumë se 900 shtëpi u shkatërruan shkaku i zjarrit në muajin gusht, që do të thotë se votuesit nuk ishin në gjendje të merrnin fletët e tyre postare, raporton BBC.
Të tjerët po përpiqen të merren me pasojat e zjarreve dhe do ta kishin të vështirë të rendin në radhë për orë të tëra në ditën e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.
How cool.
Santa Cruz, my neighbor to the North has a “Votemobile.” It takes the voting booth to you for those displaced by the wildfires.So awesome! Hey @cynthia_ann do ya’ll got one of these on your side of the state? We don’t. pic.twitter.com/F2JxFBVbue
— jvharris_1965 (@jvharris_1965) October 20, 2020
“Kamionët Vote Mobile”, të cilët janë përdorur për vite me radhë për të ndihmuar votuesit në vendet e largëta të votojnë, po ndihmojnë këta banorë, si dhe të tjerët që janë të shqetësuar për mundësinë e infektimit me COVID-19.
Që nga mesi i tetorit, VoteMobile ka vizituar gjithashtu tregjet e fermerëve dhe një qendër për njerëzit e pastrehë në zonën e Santa Cruzit.
Rimorkiot janë të lidhura me sistemin e menaxhimit të informacionit zgjedhor të qarkut dhe kanë katër kabina private të votimit, një printer për të shtypur fletët e votimit, madje edhe një tendë për të siguruar hije. /Telegrafi/