Telegrafi

Kalifornia vazhdon të përfshihet nga flakët

Zjarret në Kaliforni nuk janë shuar ende, madje një vatër e re është shfaqur në jug të vendit, në kohën kur zjarrfikësit arritën pas shumë mundimesh të vinin në fre një mur flakësh në rajonet qendrore të këtij shteti.

Disa banorë kanë vendosur që të rikthehen në shtëpitë e tyre, por I gjetën shtëpitë e tyre të shkrumbuara, raportojnë mediat e huaja.

Fajtori për zhdukjen e atyre çfarë kishin në zotërim është zjarri Erskine. Ku për pasojë 250 struktura janë kthyer në gërmadha për shkak të tij dhe 75 godina janë dëmtuar, transmeton KosovaPress.

Erskine shpërtheu pasditen e së enjtes e u përhap me shpejtësi marramendëse në disa komunitete, i ndihmuar nga erërat e forta në zonë, ku u përhap jashtë çdo kontrolli për dy ditë rresht.

Dy persona humbën jetën prej tij ditën e premte.