Site icon Telegrafi

Kalifornia dhe shtete të tjera perëndimore goditen nga stuhitë e borës

Stuhi të forta kanë goditur rajonet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pothuajse 76 centimetra borë ra në pjesë të Kalifornisë veriore në 24 orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbyllje të rrugëve.

Ndërkohë paralajmërimet për ortekët janë në fuqi në gjashtë shtete.

Gjatë fundjavës, Kalifornia jugore u godit nga stuhi shiu, të cilat panë linjat e energjisë elektrike të bien dhe rrugët të bllokohen gjithashtu.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) në Reno, Nevada, tha se stuhitë e borës do të mbeten të forta gjatë natës së së dielës dhe deri të hënën, dhe sinoptikanët kanë paralajmëruar se udhëtimi mund të jetë i vështirë në rajon për disa ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version