Telegrafi

Kaliforni: Thahet liqeni, ngordhin mijëra peshq (Foto)

“Kudo që shikoni është lagësht. Këtu kishte ujë,” tha një nga banorët Eddie Bauer.

Banorët e tjerë thonë se njerëzit të shtunën kishin bërë peshkim, por ai u tha si një vaskë gjatë mbrëmjes.

Bauer ka jetuar afër këtij liqeni gjatë gjithë jetës së tij. Kjo ishte hera e parë që ai e ka parë liqenin në këtë gjendje. Ai dhe banorët e tjerë kërkojnë përgjigje.

“Pacific Gas & Electric Company” është kompania që zotëron të drejtat për ujë dhe e përdor atë për energji hidroelektrike.

“Ne jemi munduar shume që të anashkalojmë këtë situatë por, e vërteta është se ne jemi në një thatësirë shumë serioze”, u shpreh zëdhënësi i Paul Moreno.

Bauer theksoi se po të kishte ujë dhe dy javë, do te ishte kohë e mjaftueshme që “PG&E” të zhvendoste peshqit nga liqeni. “Kjo më bën të mendoj se ata nuk donin që peshqit të shpëtonin”, shtoi ai.

Zyrtarët e” PG & E” thonë se askush nuk është fajtor dhe uji thjesht iku jashtë.

Pa marrë parasysh se kush duhet fajësuar, banorët shqetësohen se kjo mund të ndodhë edhe në zona të tjera të shtetit.