Telegrafi

Kali sulmon aligatorin, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë (Foto/Video, +16)

Një kali është filmuar duke sulmuar një aligator – por ky veprim i kushtoi shtrenjtë dhe madje shokoi turistët që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme.

Në video mund të shihen një grup turistësh duke filmuar kuajt në një fushë, derisa pranë tyre po pushonte një aligator, transmeton Telegrafi.

Por njëri prej kuajve vendos t’i afrohet aligatorit të cilin e sulmon nga pas. Dhe duke menduar se është më i fortë i afrohet sërish që ta sulmojë, por kësaj radhe aligatori ishte më i përgatitur dhe i vërsulet duke ia kafshuar këmbën.

Ky veprim tmerroi turistët të cilët vazhdimisht dëgjoheshin duke thënë, “thjesht lëre të qetë”.

Pas këtij veprimi kali e kupton se kishte gabuar, dhe kështu tërhiqet duke iu bashkangjitur sërish kuajve tjerë.

Kjo ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në parkun Gainsville në Florida të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/