Autoritetet në Portugali thanë se një kalë i arratisur shkaktoi vonesa në trafik të hënën në mëngjes kur u end në skajin e një autostrade të ngarkuar.
Garda Kombëtare Republikane Portugeze tha se kali u pa të hënën në autostradën A1, pranë qytetit Gaia.
Kali u kap nga autoritetet në gjendje të mirë, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e Gardës thanë se po përpiqen ta gjejnë pronarin e kalit që përfundoi aty. /Telegrafi/