Shokët e të ndjerit dhe familja e Wagner de Lima Figueiredo, (34), kishin mbetur të habitur kur kali i tij besnik vuri kokën në arkivol dhe filloi të “psherëtinte pikëllueshëm”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kali u dërgua në funeral nga vëllai i Wagnerit, Wando de Lima, të martën në Paraiba, në verilindje të Brazilit.
Sipas atyre që i njihnin mirë, kali dhe pronari kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Mijëra njerëz ishin prekur nga veprimi i kalit dhe e kishin shpërndarë rrëfimin online.
Pronari i kalit kishte vdekur gjatë një aksidenti, kur kishte humbur kontrollin e motoçikletës së tij gjatë një ngasje rreth një plazhi.
Ai ishte dërguar në spital por kishte vdekur nga plagët e marra. /Telegrafi/
horse appearing to CRY at his owner’s funeral