Telegrafi

Kali i sëmurë në mes të rrugës, askush nuk ju ndihmon të miturve që t’a shpëtojnë atë (Video)

Në një video virale që shpërndahet nëpër rrjetet sociale në Maqedoni, shihen dy fëmijë të komunitetit rom që qëndrojnë rreth një kali të shtrirë për tokë i cili është i palëvizshëm.

Askush nga kalimtarët nuk janë ofruar që të ju ndihmojnë të miturve për ta liruar kalin e shtrirë për tokë. Kali i gjorë shihet se po jeton momentet e fundit të jetës së tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në një moment aty pranë kalon edhe një ekip i policisë i cili vetëm kalimthi nga dritarja e kanë pyetur fëmijën çka kali, pa marrë më shumë masa.

Përndryshe, kjo video është edhe duke u kritikuar nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve që thonë se kafshët keqtrajtohen në Maqedoni dhe ky është vetëm një shembull. /Telegrafi/

Videon mund t’a shihni këtu