Në një video virale që shpërndahet nëpër rrjetet sociale në Maqedoni, shihen dy fëmijë të komunitetit rom që qëndrojnë rreth një kali të shtrirë për tokë i cili është i palëvizshëm.
Askush nga kalimtarët nuk janë ofruar që të ju ndihmojnë të miturve për ta liruar kalin e shtrirë për tokë. Kali i gjorë shihet se po jeton momentet e fundit të jetës së tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në një moment aty pranë kalon edhe një ekip i policisë i cili vetëm kalimthi nga dritarja e kanë pyetur fëmijën çka kali, pa marrë më shumë masa.
Përndryshe, kjo video është edhe duke u kritikuar nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve që thonë se kafshët keqtrajtohen në Maqedoni dhe ky është vetëm një shembull. /Telegrafi/
Videon mund t’a shihni këtu